10 ditë pas dasmës, futbollisti u përpoq të tradhtonte gruan me një infermiere

0

Jermain Defoe ndan një foto me gruan e tij, disa orë pas informacionit se ai akuzohet se i ka kërkuar një infermiere për seks disa ditë pas martesës së tyre.

ANGLI – Jermain Defoe, një sulmues i cili u luajt 57 herë nga Anglia, duke shënuar 20 gola, është akuzuar se i ka kërkuar një infermiereje seks vetëm disa ditë pas martesës së tij me Donna Tierney. Ish-futbollisti 39-vjeçar ka publikuar menjëherë një fotografi me gruan e tij në një ndeshje të NFL-së, në përgjigje të informacionit të publikuar nga shtypi anglez.

Gazeta ‘The Sun’ publikoi se Jermain Defoe, i cili ka luajtur për West Ham United, Bournemouth, Tottenham, Portsmouth, Toronto, Sunderland, Rangers, dhe tani ka sukses si komentator televiziv, se i ka dërgoi një mesazh një infermiere, duke i kërkuar asaj të bënte seks me të.

Më 4 korrik, Defoe u martua me Donna Tierney dhe më 14 korrik, ish-futbollisti filloi t’i dërgonte mesazhe private infermieres në Instagram, duke i kërkuar një takim. “Ai filloi të më dërgonte mesazhe në Instagram. Ne flirtonim shumë dhe ai kishte vetëm një gjë në mendjen e tij.”

“E takova Jermain Defoe vite më parë në një lokal, por asgjë nuk ndodhi. Ne mbajtëm kontakte pak në WhatsApp, por nuk kisha folur me të për një kohë të gjatë. Më pas ai filloi të më dërgonte mesazhe në Instagram në korrik. Ishte i këmbëngulës të më takonte. Kemi flirtuar shumë”,- është shprehur infermierja për gazetën ‘The Sun’.

“Por herët e fundit Defoe nuk ishte shumë simpatik, ai kishte në mendje vetëm një gjë. Pastaj kur kuptova se ishte i martuar, nuk doja të shkoja më tej. Nuk do të ishte e drejtë për gruan e tij.

Kush dreqin e bën këtë kaq shpejt, pasi premtoi se do të kalonte pjesën tjetër të jetës me dikë? Nuk është e drejtë. Ndihem shumë keq për të gjitha,”- ka treguar infermierja për Defoe me të cilin ajo pohon se ka flirtuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu