106-vjeçari nga Librazhdi, votuesi më i vjetër i zgjedhjeve parlamentare, që prej kohës së Nolit dhe Zogut

0

Në qytetin e Librazhdit, 106-vjeçari Zyber Carja është votuesi më i veçantë i këtyre zgjedhjeve parlamentare. 106-vjeçari ka votuar që nga koha e mbretit Zog, në diktaturë dhe tani në demokraci.

Familjarët e tij thonë se edhe pse me raste ai ka pasur nevojë për ndihmë, nuk e ka treguar asnjëherë votën e tij.

Zyber Carja kujton mirë përpjekjet e Fan Nolit, në atë kohë, i cili nuk ia doli dot të zhvillonte zgjedhje pas Revolucionit të Qershorit. Më pas Ahmet Zogu mori pushtetin, për ta dorëzuar me nisjen e LUftës së Dytë Botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu