12-vjeçari që mbaroi gjimnazin dhe kolegjin në të njëjtën kohë

0

Një 12-vjeçar në Karolinën e Veriut e përdori kohën që kishte gjatë pandemisë për të marrë ca leksione shtesë. Sot, një vit më vonë, Mike Wimmer, bëhet gati të marrë diplomën dhe në kolegj*, dhe në shkollën e mesme.

*Në sistemin amerikan të shkollave, “kolegji” nuk është shkolla e mesme apo “9-vjeçarja”, por një periudhë përpara universitetit dhe pas gjimnazit, zakonisht 2-vjeçare.

Wimmer përfundoi katër vite shkollë në një vit – dy vite shkollë të mesme dhe një diplomë dy-vjeçare. Sidoqoftë, ky nuk ishte plani i tij që në fillim. Ai nisi të merrte mësime gjatë karantinës dhe kuptoi se me ritmin që po ecte, i duheshin vetëm ca leksione më shumë për t’u diplomuar.

12-vjeçari ka një interes të madh në robotikë dhe i tha CNN se është “djali i matematikës dhe shkencës”. Mike mësoi programimin dhe njohuritë e tij lidhur me robotikën përmes videove në internet. Është krijues i “Reflect Social” – që kombinon platforma të njohura të rrjeteve sociale, duke siguruar një përvojë dinamike.

“Qëllimi im sipërmarrës është të ndërtoj teknologji që u mundëson njerëzve të jetojnë jetë më të mirë”, shprehet ai.

Në një intervistë për CNN, mamaja e Mike tha për të birin:

“Nëse një derë është e mbyllur, ai do të gjejë një mënyrë tjetër për të kuptuar se si t’i përmbushë qëllimet e tij.”

Aktualisht, 12-vjeçari po shqyrton oferta pune brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, si dhe opsione për hapin akademik të radhës. Ai tha se dëshiron që njerëzit të dinë se në fund, është ende një fëmijë dhe gjen kohën për aktivitete normale si lojëra basketbolli apo ndërtim legosh.”Shumë njerëz mendojnë se unë kam hequr dorë nga fëmijëria ime ose disi e kam humbur atë, por s’është aspak kështu.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu