15-vjeçari vdiq në aksidentin me motor në aksin Belsh-Kuçovë, babai i tij: Ju lutem, kush ka marrë celularin në vendngjarje na e ktheni se kemi kujtime me djalin

0

Një aksident tragjik ndodhi para pak ditësh në aksin rrugor “Belsh – Kuçovë”, në fshatin Marinës. Orgito Musai ishte duke udhëtuar me motor bashkë me shokun e tij 15-vjeçar kur të dy u përplasën nga automjeti që ju vinte përballë dhe Orgito humbi jetën.

Babai i të ndjerit ka një kërkesë për qytetarët. Ai ka treguar se ditën e aksidentit në vendin e ngjarjes është marrë gabimisht telefoni i 15-vjeçarit. Ai lutet që kushdo që e ka gjetur t’ia kthejë mbrapsht pasi në telefon kanë kujtime të bukura me 15-vjeçarin. Babai ofron edhe shpërblim për ata që i gjejnë telefonin.

Kërkesa e babait drejtuar redaksisë së JOQ:

Pershendetje JOQ Doja te ndaja dicka me ju! Jam Babai i Orgito Musait 15 vjecarit qe u aksidentua me motorr dhe si pasoj humbi jeten para 10 ne Belsh me dt 20/06/2022. Ne vendin e ngjarjes eshte marre gabisht telefoni i djalit tim.Ju lutemi kushdo qe e ka gjetur te ma ktheje mbrapsh se kam shume kujtime te bukura me Orgiton.Kundrejt cdo shperblimi nr i tel 0682260495. Ju falendoroj nese e shperndani kete sms.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu