15-vjeçarja rrëfen çfarë i ati u bëri asaj dhe vëllezërve: Na futi në bodrum dhe na la pa bukë

0

Një ngjarje e rëndë u shënua në Vitomiricë të Pejës dy ditë më parë. R.Z baba i katër fëmijëve, i ka rrahur dhe ngujuar këta të fundit në bodrumin e shtëpisë duke i lënë pa ngrënë. Për dy ditë rresht, fëmijët kanë qëndruar të mbyllur pa ngrënë e pa pirë. Ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së tij të madhe. Gjyshi i fëmijëve, i cili jetonte po në të njëjtën banesë, ka qenë ai që ka njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Babai dhunues raportohet të kishte probleme me shëndetin mendor.

Vajza më e madhe nga 4 fëmijët, vetëm 15 vjeç ka rrëfyer ngjarjen duke thënë se i ati e kishte dhunuar dhe i kishte lënë mbyllur pa ushqim. Shenjat e dhunës në trupin e saj ishin të dukshme.

Bashkë në të njëjtën shtëpi me ta, një kat më lartë jeton edhe babai e nëna e 55-vjeçarit. Gjyshi i fëmijëve thotë se ai ka njoftuar policinë për dhunën që djali ushtronte ndaj mbesës. Ai thotë se për shkak të shëndetit të dobët, nuk ka patur fuqi ta ndalonte të birin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu