15 vjeçarja vdiq nga Covid-19 pikërisht në ditën që do të vaksinohej,

0

Një 15-vjecare ka ndërruar jetë nga Covid-19 në ditën që doo të shkonte të vaksinohej. Jorja Halliday në Mbretërinë e Bashkuar rezultoi pozitive pasi kishte simptoma të ngjashme me gripin të cilat u përshkallëzuan në atë pikë ku rrahjet e zemrës së saj ishin dyfish të ritmit normal.

Sipas mediave të huaja, vajza e re vdiq në spital vetëm katër ditë pasi mori rezultatet e testit të PCR.

Ajo që filloi si dhimbja e fytit dhe pamundësia për të ngrënë, më vonë u shndërrua në paaftësinë e saj për të mbajtur ujin derisa u dërgua me urgjencë në spital.

Pavarësisht se u vendos në një ventilator në Spitalin Queen Alexandra në Portsmouth, Hants, Jorja nuk u stabilizua pasi zemra e saj kishte shumë komplikacione.

Rezultatet paraprake nga ekzaminuesi mjekësor i spitalit tregojnë se 15-vjecarja’ kishte miokardit Covid, inflamacion i zemrës i shkaktuar nga virusi.

Nëna e saj, Tracey Halliday, tha: “Ata e kuptuan se sa serioze ishte dhe unë akoma më lejohej ta prekja, ta mbaja dorën, ta përqafoja dhe gjithçka tjetër.

“Unë isha me të gjatë gjithë kohës. Ata u përpoqën ta fusnin në një ventilator për t’i dhënë trupit të saj një shans për t’u shëruar. Zemra e saj nuk mund të duronte tendosjen”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu