16-vjeçari shqiptar zhduket për të dytën herë në Angli. Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

0

Policia në Britani po apelon për gjetjen e 16-vjeçari shqiptar të zhdukur në muajin janar të këtij viti. Drilon Murtati, i cili është nga Shqipëria, u pa për herë të fundit më 24 janar të këtij viti në Brent dhe nuk është parë që nga ajo kohë. Ai gjithashtu u raportua i zhdukur në gusht të vitit të kaluar në Bournemouth por u gjet në fillim të shtatorit. Policia publikoi thirrjet e saj në rrjetet sociale duke kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Policia ka nevojë për ndihmën tuaj për të gjetur 16-vjeçarin, Drilon MURTATI që u zhduk nga adresa e shtëpisë së tij në Brent që nga 24 janar të këtij viti. Drilon ka lidhje me HighWycombe dhe Guilford. Nëse e shihni shihet, telefononi në 101.

Por dy ditë më vonë, mediat britanike kanë njoftuar se policia bëri një tjetër njoftim për zhdukjen e tij.

A mund t’i ndihmoni kolegët tanë MPSBrent në kërkimin e tyre për për gjetjen e 16-vjeçarit të zhdukur Drilon Murati? Ai ka lidhje me Wycombe, telelfononi 101 nëse keni informacion për vendndodhjen e tij.
Të Shtunën, 15 Gusht 2020, rreth orës 11:00, 15-vjeçari asokohe u pa për herë të fundit në Bournemouth Town Center por të martën, 1 shtator të atij viti, Policia e Dorset konfirmoi se ai ishte gjetur. Nëse keni informacion, ju lutemi njoftoni policinë e Luginës së Thames ose Policinë e Brent. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu