17 pacientë të shtruar në spitalin Covid në Elbasan. 2 në terapi intensive

0

Nis të mbushet dalëngadalë me pacientë me Covid spitali në Elbasan.

17 ka shkuar numri i të infektuarve që po marrin trajtim në këtë spital.

2 prej tyre janë në terapi intensive pasi mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme.

Pavioni me 81 shtretër në Elbasan i përshtatur për të prekurit nga virusi u hap vetëm 4 ditë më parë.

Nga dita në ditë po vërehet një numër në rritje i personave në gjendje të rëndë që kanë nevojë për shërbim në spital.

Në Elbasan ka pasur mjaft humbje jete nga Covid, veçanërisht ditët e fundit. Por ajo që e bën të frikshme situatën është fakti se Covid po prek dhe po merr jetë nga moshat e reja.

Në Elbasan qarkullon edhe varianti britanik i Covid i pranuar edhe nga autoritetet shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu