18 vite nga tragjedia e 9 janarit, 28 shtetas shqiptarë u mbytën në ujërat e detit Jon

0

Sot u bënë plot 18 vjet nga tragjedia e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptaë humbën jetën në ujërat e detit Jon. Shumica prej tyre ishin nga qyteti i Shkodrës dhe mosha e tyre varionte nga 15 deri në 33 vjeç. Ata kishin si qëllim që të iknin nga Shqipëria në vendet europiane për një jetë më të mirë. Për të realizuar këtë, ata u dhanë 1500 euro skafistëve dhe u nisën me gomone nga Vlora.

Kushtet e motit nuk ishin në favorin e tyre pasi në det atë natë tragjike u krijuan dallgë deri në pesë metra. Por për ta kjo ishte e vetmja mënyrë që t’i shpëtonin mbikëqyrjes së dy policive, asaj shqiptare dhe asaj italiane. Por në agimin e 10 janarit, 18 burra dhe tri gra u gjendën të pajetë nga një helikopter i NATO-s së ushtrisë italiane. Shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Njëmbëdhjetë të tjerët mundën të shpëtonin, mes tyre edhe skafistët. Ngjarja tronditi mbarë Shqipërinë dhe i madh e i vogël u solidarizua me dhimbjen e madhe të familjarëve të viktimave. Ngjarja e rëndë ende nuk është zbardhur plotësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu