2 mld $! Firmoset memorandumi për Portin e Durrësit. Rama: Binjak i Dubait. Alabbar: Mrekulli

0

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar sot Memorandumin e Bashkëpunimit, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, për ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”.

• Rama tha se Porti i Durrësit do të jetë një Port binjakës e Marinës së Dubait dhe se do të hapë rrugën për të gjithë bregdetin shqiptar. Sipas Kreut të Qeverisë, i gjithë investimi do të kushtojë 2 miliardë dollarë. Rama tha gjithashtu se janë mbyllur negociatat me Muhammed El Alabbar për fillimin e investimit në Portin Turistik të Durrësit.

• Vetë Muhammed El Alabbar u shpreh se ajo di të vihet në jetë në Durrës do të jetë diçka madhështore nga ku njerëzit nuk do të duan të ikin asnjëherë.

• Zëvendëskryeministrja e njehrësh ministrja e Infrastrukturës dhe Eenergjitikës, Belinda Balluku u shpreh se Porti i Durrësit do të jetë dera e turizmit në vendin tonë. Sipas Ballukut, Porti në Porto Romano do të lidhet përmes një hekurudhe me Prishtinën.

• Një pjesë, sipas saj, do të përdoret për operacione militare nga NATO, gjë që është prezantuar edhe më herët. Këtë nismë, kreu i qeverisë e ka përmendur edhe në Bruksel.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu