20 nxënës dhe 39 mësues rezultojnë pozitiv, karantinohet klasa e gjimnazit në qytetin e Elbasanit

0

Elbasani është një nga qytetet dita ditës është duke regjistruar një numër të lartë të infektuarish. Një rritje e ndjeshme e të infektuarve është vënë re edhe në institucionet arsimore.

Gjatë kësaj jave ka ardhur duke u rritur gradualisht numri i të infektuarve, ndërsa aktualisht kanë rezultuar pozitivë 20 nxënës dhe 39 mësues të infektuar. Ndërkohë në gjimnazin ‘Ahmet Dakli’ një klasë është karantinuar e gjitha pasi 3 prej nxënësve kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga Covid-19, shifra kjo më e lartë e regjistruar në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 986 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm e të infektuarve në 104,313, nga të cilët vijojnë të jenë aktivë 35,419.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu