20 orë seancë maratonë në Kuvend, Yuri Kim takon në zyrë kryetares Lindita Nikolla

0

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në zyrën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Ky takim mes të dyjave vjen pas një seance plenare që zgjati 20 orë dhe u mbyll në orën 06.30.

Ky është takimi i parë i diplomates së lartë të SHBA me kryetaren e re të Kuvendit.

Kujtojmë se, parlamenti votoi programin qeverisës me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim. Gjithashtu, me kaq vota u votua dhe qeveria e re e cila do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe nesër do të marrë bekimin e Ilir Metës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu