22-vjeçarja nga Polonia pretendon se është Madeleine McCann: Jam abuzuar nga një pedofil

0

POLONI- Një 22-vjeçare nga Polonia pretendon se është Madeleine McCann. Sipas mediave të huaja, vajza e re pretendon se ka prova se është vajza e zhdukur që prej 3 majit 2007. Quhet Julia Wendel dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale që është bërë menjëherë viral.

E PABESUESHME! 22-vjeçarja nga Polonia pretendon se është
Madeline
Përmes postimit të saj ajo pretendon se kur ishte shumë e vogël është abuzuar nga një pedofil gjerman, i cili ishte i dyshuari kryesor për zhdukjen e McCann.

Siç raportohet nga Jerusalem Post, familja e McCann-it e kontaktoi atë për të bërë një test të ADN-së dhe për të përcaktuar zyrtarisht nëse ajo është fëmija i tyre. Pasi ajo gjithashtu përmend se në sy ka të njëjtën shenjë si Madeleine e vogël.

E PABESUESHME! 22-vjeçarja nga Polonia pretendon se është

Familja e cila prej vitesh është në kërkim të vajzës së tyre do të bëjë gjithçka për të kontrolluar nëse janë të vërteta ato që thotë 22-vjeçarja.

Julia Wendel filloi të pyeste prindërit e saj për fëmijërinë e saj pasi nuk kishte kujtime. “Kujtimet janë shumë të mjegullta dhe kur fola për to me prindërit e mi, gjërat nuk u bashkuan. Ata gjithmonë përpiqeshin të ndryshonin temën”.

“Mësuesja ime në shkollë tha se nuk shkoja gjithmonë në shkollë, por prindërit e mi insistuan që të shkoja. Pas gjithë këtij konfuzioni, fillova të bëj kërkimet e mia, zbulova se çfarë ndodhi me Madeleine McCann dhe lidha pikat. Është shumë stresuese të përpiqesh t’i bësh njerëzit të më besojnë, “tha ajo.

Në ditët në vijim vajza do të takohet me McCanns.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu