24-vjeçari i cili u qëllua me armë kur po hidhte mbeturinat: “Nuk e kam idenë kush e ka bërë”

0

Isak Mehmedaj, 24 vjeç, i cili u qëllua me armë në rrethana të paqarta në Shkodër, është shprehur se nuk e ka idenë se kush mund ta ketë qëlluar.

Ai është shprehur se kishte dalë për të hedhur mbeturinat kur është qëlluar nga një distancë e largët.

24-vjeçari mori një plumb në bark dhe ndodhet jashtë rrezikuar për jetën.  Policia në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka gjetur ende asnjë gëzhojë dhe se është e vështirë për të gjetur informacion, pasi zona ku ndodhi ngjarja është e pabanuar.

Isak Mehmedaj është kushëri i Hydajet Mehmedajt. Ky i fundit ndodhet në burg për shkak se akuzohet se bashkë me të vëllanë, kanë ekzekutuar “të fortin” e Shkodrës Ridvan Ramazani.

Më 28 nëntor 2020, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se vëllezërit Hydajet dhe Duel Mehmedaj qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit BMË X5 me të cilin lëvizte Ridvan Ramazani. Për pasojë, ky i fundit humbi jetën.

Policia ka shpallur në kërkim vëllain e tij, Duel Mehmedaj, i cili ndodhet akoma në arrati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu