”25 Prilli”/ 17 qytetarë votuan 34 herë

0

Kryqëzimi i të dhënave nga paisja PEI vijon që të sjellë të dhëna interesante rreth asaj që ka ndodhur me zgjedhjet e 25 Prillit.

Administrata e KQZ-së, në një përgjigje për KAS, ka zbuluar se nga kryqëzimi i të dhënave në qarkun e Shkodrës, është vënë re se 17 qytetarë dyshohet se kanë votuar 34 herë në Qendra te ndryshme Votimi.

Bazuar në të dhënat e detajuara që ofrohen në tabelë, një person shihet se ka votuar 7 herë.

Të dhënat e kryqëzuara u ofrohen anëtarëve të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, pasi në mbledhjen e ditës së hënë, dy anëtarët e KAS Ledio Braho dhe Elvis Çefa kërkuan këtë informacion, pas ankimimit të rezultatit nga opozita.

Për Qarkun Shkodër, PD ka kërkuar nga KAS shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre, pasi sipas kësaj force poltike, ka dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit. Ankimimi për Shkodrën do vijojë shqyrtimin sot pas ankimimit të Tiranës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu