25 vjeçari bie nga kati i 12-të mbi një të moshuar, vdesin të dy

0

Një burrë që kreu vetëvrasje duke u hedhur nga kati i dymbëdhjetë i një ndërtese në Nju Jork ka mbytur një person tjetër gjatë këtij veprimi, pasi ra mbi të, tha policia.

Një burrë 25-vjeçar kërceu nga një ndërtesë në Yonkers të Nju Jorkut të hënën, duke rënë mbi një burrë 61-vjeçar në një çati betoni të garazheve për parking, thuhet në të dhënat paraprake të policisë lokale.

Autoritetet njoftuan se të dy burrat vdiqën në vendin e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për rastin dhe po merr në pyetje dëshmitarët dhe familjarët e dy të vdekurve. Autoritetet po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

“Incidenti duket se ka qenë situatë tragjike dhe hetimet janë duke vazhduar. Policia shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të të dy burrave”, thuhet në deklaratën e policisë.

Një incident i ngjashëm ndodhi në Shtetet e Bashkuara edhe në prill të këtij viti në San Diego, kur u raportua se një burrë që kishte kërcyer nga garazhet kishte rënë mbi një grua dhe të dy kishin mbetur të vdekur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu