3 raste të reja me COVID-19 në Elbasan. 2 të vdekur dhe 68 raste në shkallë vendi. Ja gjeografia e përhapjes

0

 

3 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan duke e çuar në 28 numrin e rasteve pozitive në këtë qytet.
Materniteti eshte kthyer ne vater kryesore. Gjate 24 oreve te fundit ambientet e spitalit jane dezinfektuar ndersa personali eshte vetekarantinuar ne banese pas rasteve pozitive te shfaqura atje.
Grate shtatzena e kane shkuar ne Tirane per te kryer lindjet.
Edhe ne banka situata nuk paraqitet e mire.

Situata me koronavirusin në vendin tonë vazhdon të jetë e njëjtë prej disa ditësh. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësirë raporton se dy pacientë kanë humbur jetën nga COVID, duke e çuar 83 numrin në total të viktimave, ndërsa janë regjistruar 68 raste të reja. “Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas ministrisë, situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar. “Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde”, sqaron ministria.

Tirana, Kruja dhe Kukësi janë tre vatrat më të nxehta.

“24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje”.

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura, pasi në spitalin infektiv janë shtruar edhe të rinj. Ndërsa bizneset duhet të respektojnë protokollet.

“Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët”, thotë ministria.

Apeli për qytetarët
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

Testime totale 30696
Testime molekulare 26686
Testime serologjike 4010
Raste pozitive 3106
Raste të shëruara 1791
Raste Aktive 1232

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu