3 të burgosurit dhunuan punonjësit e policisë, po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS për 90 ditë

0

Tre të burgosurit që dhunuan punonjësit e policisë në detyrë në IEVP Peqin, po vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS.  Bëhet fjalë për shtetasit Kastriot Likja, Arlind Daja dhe Kreshnik Ibraliu të cilët ndodheshin në paraburgim.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:

a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për 3 të paraburgosurit për kalimin e tyre në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu