“30 vite rrugëtim së bashku” Kim: SHBA pret me kënaqësi ditën kur Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së

0

SHBA ka shprehur edhe një herë mbështetjen në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Duke folur në aktivitetin e organizuar për 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, diplomatja amerikane Yuri Kim vlerësoi progresin e bërë në realizimin  e reformave.

“Gjatë viteve ne kemi punuar së bashku për qëllime të përbashkëta, përfshirë luftën ndaj korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, demokratizimin, sigurinë europiane dhe zgjerimin e lidhjeve transatlantike.

Kemi qenë kaq të kënaqur që e mirëpritëm Shqipërinë në NATO dhe e mirëpresim me kënaqësi ditën kur ju të jeni anëtarë të plotë të BE-së.

Sot Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe sërish SHBA është krenare t’iu mbështesë ndërsa bëni ndryshimet e nevojshme për këtë përpjekje historike. Vendimi i BE për të hapur negociatat me Shqipërinë në fund të marsit të shkruar është dëshmi që Shqipëria ka bërë për zbatimin e reformave të  nevojshme. Ju keni bërë punën e madhe. Presim me kënaqësi të vazhdojmë t’ju mbështesim dhe të vazhdojmë të punojmë me ju   për të  arritur këtë qëllim të përbashkët.

Ambasadorja vuri edhe një herë në dukje zhvillimin që ka bërë vendi që prej rënies së komunizmit

“Nëse do ta krahasonim ’91 me 2021 secili prej nesh do duhej ta pranonte të gjithë këtë ndryshim pozitiv që ka ndodhur. Ne e kemi bërë këtë së bashku.

Ky vend dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot ju jeni shndërruar në një aleate të palëkundur, partnere dhe mike të dashur të SHBA-së. 30 vjet më parë populli shqiptar u çlirua nga zinxhirët e diktaturës dhe komunizmit dhe SHBA kapi me krenari dorën shqiptare që ishte zgjatur drejt saj.”

“Jemi gjithashtu të kënaqur që amerikanët kanë ardhur në Shqipëri në mënyra të ndryshme, jo thjesht si diplomatë, por edhe me vullnetarët e korpusit to në të paqes që kanë vajtur në çdo cep të këtij vendi dhe kanë lënë zemrat e tyre.

Gjatë 30 viteve të fundit, SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 miliard dollarë ndihma të cilën e kemi përdorur për të trajtuar sfidat në demokraci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu