30-vjeçari shqiptar ‘terrorizon’ Athinën, del në ballkon dhe qëllon me armë

0

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Athinë nën dyshimet se ka qëlluar me armë në ajër në vendin e njohur si Sheshi America. Identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije, por sipas mediave greke ai mendohet se ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë, duke ngjallur panik te banorët e lagjes. Gjatë kontrollit në banesë, policia i ka gjetur një sasi droge dhe dy pistoleta.

Konkretisht, pas një hetimi policor, u gjetën dhe u konfiskuan dy pistoleta dhe 71 fishekë, një peshore precize dhe dy pako kokainë me peshë totale 117.7 gram. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.Policia greke thotë se ka shoqëruar shqiptarin, ndonëse nuk ka gjetur ende pistoletën me të cilën dyshohet se ai ka qëlluar në ajër në gjendje të dehur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu