30-vjeçarja niset për Dubai me pesë valixhe plot me para, i ndodh e papritura ne aeroport

0

Një grua e cila kishte tentuar të udhëtojë me aeroplan nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me pesë valixhe plotë me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove, akuzohet për larje parash, shkruan Reuters.

Tara Hanlon, 30-vjeçe nga Leeds në veri të Anglisë, kishte tentuar të futet në aeroplanin që udhëtonte për në Dubai, por ajo u ndal nga policia në momentin e fundit.
Zyrtarët policorë kishin kontrolluar valixhet e saj, brenda të cilave gjetën një shumë të majme të parave, më e madhja që ndonjëherë është konfiskuara nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti.

Ajo është paraqitur të hënën në bankën e të akuzuarve, kurse në paraburgim do të mbetet deri më 5 nëntor. Me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare, e cila megjithatë u lirua pas intervistimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu