Një 31-vjeçar shqiptar, Eugert Shqalshi u gjet i pajetë në hotelin ku punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pritet që autopsia të zbulojë mbi atë çfarë e shkaktoi ndarjen nga jeta në mënyrë të parakohshme për 31-vjeçarin. Eugerti është djali i vëllait të ish-deputetit demokrat, Agustin Shqalshi. Ky lajm i rëndë ka tronditur të afërmit e 31-vjeçarit, të cilët në rrjete sociale kanë shprehur hidhërimin e madh për ndarjen parakohe nga jeta të të riut. Sipas tyre, Shqalshi ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur, të cilët duhet të përballojnë trishtimin për këtë tragjedi të ndodhur.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta EUGERTI 31 vjeçar, djali i mikut tone te mire Gjergj Shqalshi ne Amerike!…. (Nje humbje tragjike per mirditasin e perkryer e punetor te jashtezakonshem Gjergj Shqalshi, ndarja e befte nga jeta e djalit te tij 31 vjeçar, Eugertit. Ne muajin korrik djali i tij i madh Eugerti mbushi 31 vjec, ndersa i ati Gjergji i pat bere kete dedikim: 31 vite me pare, ti EUGERTI, erdhe ne jete duke mbushur zemrat tona plot me gezim. Ishte nje gezim i papershkruar me emocione te veçanta pasi me lindjen tende ne u beme prinder. Tani ti ke engjellin tend qe te mbush jeten tende. Ne kete pervjetor ne te urojme gjithe te mirat e mundshme qe egzistojne bashke me familjen tende. U befsh sa te dashte zemra jote!…”E nderkaq atij dhe familjes, bashkeshortes dhe dy femijeve te tjere, vella e moter, u duhet te perballojne humbjen e trishte te Eugertit. Familja Shqalshi jeton prej vitesh ne Florida te Amerikes dhe gezonte respekt e reputacion te shkelqyer ne komunitetin shqiptar atje dhe te tjere. Pushofsh ne paqe Eugert, Zoti qofte me ju familja Shqalshi ne perballimin e kesaj fatkeqesie te rende!