33-vjeçari vdiq pas një gjilpëre, prek djali i xhaxhait: O zemër e vëllait, nuk kam fuqi të shkruaj nga dhimbja

0

Dje në media qarkulloi lajmi se një 33-vjeçar u gjet i pajetë në Korçë në banesën e tij dhe se dyshohej për shkaqe natyrale.

Lajmi është hedhur poshtë nga kushëriri i tij që ka rrëfyer për JOQ Albania se i ndjeri Erind Zhupani ndërroi jetë duke qënë plotësisht i shëndetshëm vetëm pasi bëri një gjilpërë në spital.

Reagime të shumta pati në mediat sociale nga familjarët e tij të cilët shprehesh se me shumë vështirësi po e përballojnë dhimbjen.

Një status të ndjerë në Facebook për të riun ka bërë edhe djali i xhaxhait të tij, Albano Zhupani i cili shprehet se e ka shumë të vështirë të shkruajë pasi edhe dhimbja është shumë e madhe.

Ndërsa pas ekspertizës mjeko ligjore e pas publikimit të lajmit se ai humbi jetën në mënyre natyrale në banesë, askush nuk ka reaguar më përveç familjarëve që fajësojnë mjekun ku Erindi u vizitua për vdekjen e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu