Ky është 45-vjeçari që u vra Peqin

0

Ky që shikoni në foto është Ylber Xhahysa, 45-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri tip pistoletë mëngjesin e sotëm në Peqin.

Ngjarja për motive banale ndodhi mëngjesin e sotëm, ku pas një sherri autori Leonard Bashaliu qëlloi në drejtim të viktimës duke e lënë atë fillimisht të plagosur.

Xhahysa u dërgua në spitalin e Peqinit por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autori i vrasjes në gjendje të rënduar psikologjike ka deklaruar se ata kishin pasur një konflikt të hershëm që daton 5 vite më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu