4 mësues të vdekur dhe dhjetëra nxënës të rrëmbyer…Sulm me armë në një shkollë

0

Disa sulmues me armë të enjten kanë vrarë katër mësues, dy policë dhe kanë rrëmbyer dhjetëra nxënës dhe mësues në një sulm ndaj një shkolle publike në shtetin veriperëndimor Kebbi të Nigerisë, bëri të ditur policia e këtij vendi.

Në një deklaratë sot, Adeleke Adeyinka-Bode, komisari i policisë së shtetit, tha se personat e armatosur sulmuan Kolegjin e Qeverisë Federale, Birnin-Yauri, në Emiratin Yauri të shtetit Kebbi.

“Ata hapën zjarr ndaj policëve përreth shkollës. Gjatë përplasjeve ndërmjet policëve në detyrë dhe banditëve, dy policë dhe katër mësues vdiqën. Pesë mësues u morën, por numri i nxënësve të rrëmbyer nuk dihet tani për tani”, tha zyrtari i policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu