46-vjeçares i sekuestrohen 23 mijë Euro të fshehura në çantë në Kakavijë

0

Një shumë e konsiderueshme parash është sekustruar nga autoritetet kufitare të doganës së Kakavijës.

Shuma prej 23 mijë Eurosh u gjetën të fshehura në çantën e dorës së 46-vjeçares me iniciale A.T., e cila ishte pasagjere në makinë.

Sipas policisë, paratë u gjetën gjatë kontrollit në vijën e dytë në dalje të Shqipërisë. 23 mijë Eurot u sekuestruan pasi nuk ishin deklaruar sipas ligjit.

Ndërsa 46-vjeçarja u procedua në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu