53 emigrantët vdiqën brenda kamionit në Teksas, shoferi “nuk e dinte” që kondicioneri ishte fikur

0

Shoferi i dyshuar i një kamioni ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri kishte pushuar së punuari, thonë dokumentet e gjykatës. Homero Zamorano, 45 vjeç, u gjet i fshehur pranë kamionit të hënën dhe është një nga katër personat e akuzuar.

Ky është incidenti më vdekjeprurës i trafikimit të qenieve njerëzore në historinë e SHBA. Viktimat ishin nga Meksika, Hondurasi, El Salvadori dhe Guatemala, ndërsa disa fëmijë të gjetur në automjet janë ende duke u trajtuar në spital.

Shoferi Zamorano u gjet i fshehur në shkurre dhe zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të shtirej si një nga të mbijetuarit. Ai u arrestua kur pamjet e kamerave treguan se po ngiste kamionin duke kaluar një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas.

“Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse njerëzit vdiqën”, thuhet në dosjen e Gjykatës për 45 vjeçarin Homero Zamorano. Viktimat përfshijnë 27 qytetarë meksikanë, si dhe 14 honduranë, shtatë guatemalanë dhe dy salvadoranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu