6 persona me shkopa bejsbolli terrorizojnë një familje në Kuçovë

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Kuçovës,ku një familje e tërë është dhunuar e terrorizuar nga 6 persona. Denoncimi në lidhje me ngjarjen është bërë publik në media nga 34-vjeçari Arbër Liço. Liço ka deklaruar se 6 persona i kanë shkuar në banesë me shkopa bejzbolli dhe kanë tentuar me forcë të hyjnë brenda.Arbri ka mundur të mbyllë portën por është rrahur prej tyre me shkopa bejzbolli dhe shenjat e dhunës i ka ende në trup,edhe pse kanë kaluar 2-ditë nga ngjarja.

Pasi u larguan nga banesa e familjes Liço,agresorët u kanë thënë “jeni të vdekur”.Arbri ka njoftuar policinë,e cila ka mbërritur në banesën e Arbër Liços,në lagjen “11 Janari” në Kuçovë. Pas kësaj,ai ka bërë edhe një kallzim penal në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,përpara oficerit të Policisë Gjyqësore Dilaver Xhaferraj.

Qytetari i dhunuar, Arbër Liço

“Kam qenë duke u ktheyr nga puna në hyrje të Kuçovës rreth orës 6 . Ka qenë Loni Malaj me një person të uajtur Xhelo të cilët më kanë sharë dhe më kanë ofenduar. Arsyen nuk e di, kam ndaluar makinën dhe i kam pyetur pse më shanin, kanë vazhduar po njësoj.

Kam shkuar në stëpi, më pas më ka ardhur Loni Malaj bashkë me djalin e vet Gert Malajn me shkopa bejsbolli kanë dhunuar banesën, më kanë sharë, më kanë ofenduar, më kanë kërcënuar mua prindërit e mi dhe nipin tim. Me shpejtësi kam byllur portën me celës, nuk i kam lënë të hyjnë brenda. Lon Malajn e njoh, Gert Malajn e njoh, personat e tjerë me ftyrë i njoh.

Kam lajmëruar policinë e shtetit, kanë bërë ato hetimet e veta, i kam kërkuar të gjejnë personat që e kanë bërë këtë. Më kanë thënë që nuk i kanë gjetur, por Kuçova është e vogël, po të duan ata i gjejnë. Nuk mund të jetë e vështirë në një qytet kaq të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin.

Më kanë terrorizuar, kërcënuar me jetë e me të gjithë. Arsyen nuk e di, të ma japi Loni Malaj se unë nuk e di. Të gjenden personat që na kanë kërcënuar, nëse nuk duan të na lënë të jetojmë këtu, të na thonë e të dalim të ikim jashtë shtetit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu