60 të shoqëruar në polici/ Prokuroria e Tiranës regjistron procedim penal mbi protestën e dhunshme

0

“Shkatërrim prone”, është kjo akuza që prokuroria e Tianës do të regjistroi procedim penal përsa i përket protestës së ditës së djeshme.

Për katër orë pas protestës të së shtunës prokuroria e Tianës ka mbledhur prova të shumta që sipas akuzës do i hyjnë në punë për identifikimin e personave që u përfshinë në skena dhune.

Përvecc prokurorit Elio Mazreku, i cili ishte i gaccëm ditën e djeshme dhe 5 Oficerëve të Policisë Gjyqësore e pranishme në mbledhjen e provave per hetimin e kësaj ngjajrjeje ishte dhe drejtuesja e prokurorisë Tiranë Elisabeta Imeraj.

Burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka sekuestruar të gjithë serverat e kamerave të sigurisë së selisë Blu, ku do bëhet kqyrja e tyre për të parë edhe personat që ishin në ambientet e brendshme të prokurorisë, për të parë nëse kanë qenë apo jo anëtarë të Partisë Demokratike. Gjithashtu hetuesit kanë bërë edhe kqyrje të godinës. Ndërsa opgj e policisë kanë bërë matje e kqyrje për gjetje provash jashtë ambienteve.

Orët pas protestës pasuan me shoqërime të personave që cilësohen si përgjegjës për dhunën që e karakterizoi atë, por deri më tani nuk ka asnjë akuzë zyrtare ndaj tyre.

Pritet që në orët në vijim të kemi një deklarim zyrtar të autoriteteve ligjëzbatuese për emrat e pjesmarrësve që do vihen në akuzë, ku sipas informacuonve nr i tyre do jetë i lartë. Ndërkohë hetuesit, kanë bërë kqyrje dhe të pamjeve të televizioneve apo rrjeteve sociale për identifikimin e këtyre personave, që u përfshinë në skenat e dhunshme. Ndërkohë në ambientet e PD-së, grupi hetimor ka sekuestruar një sërë provash ku sipas hetuesve do i vlejnë hetimeve të mëtejshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu