8 arsye për të cilat burrat tradhtarë mbeten me gratë e tyre

0

Në përgjithësi, sipas kërkuesve, nga 15-25% e burrave të martuar kanë marrëdhënie jashtëmartesore dhe hulumtuesit e sondazheve kanë zbuluar se burrat kanë më shumë mundësi të tradhëtojnë se gratë. Lind natyrshëm pyetja: Përse burrat që tradhëtojnë nuk duan të divorcohen?

Ja 8 arsye për të cilat burrat tradhtarë mbeten ende të martuar:

1.Shtëpia është ende vendi më i mirë ku do të qëndrojë

E njeh shumë mirë të shoqen, gatuan për të dhe kujdeset për fëmijët. Ky lloj burri ndihet mirë në shtëpinë e tij, por ka një marrëdhënie sepse do të provojë diçka të re, jo domosdoshmërisht motivi është ndryshimi i jetës së tij. Shtëpia e një bashkëshorti, për të është një kështjellë. As nuk e pyet veten nëse duhet të largohet. Kjo mund të jetë për shkak se e ka të vështirë të drejtojë familjen pa bashkëshorten e tij. Mbase nuk ka më dashuri apo pasion në martesë, por miqësia dhe respekti ekzistojnë. Do vetëm të rrijë në ‘zonën e komfortit’ sepse mund të pushojë aty.

2.Ka nevojë vetëm për një pushim

Shumë nga këta burra kanë marrëdhënie të mira me bashkëshortet. Bëjnë pjesë në një ambjent të mirë familjar dhe të dy partnerët kanë detyra, por ‘mashtruesit’ në këtë rast nuk kërkojnë anulimin e martesës, por një shkëputje të shkurtër prej saj.

3.Mendon se kështu do gjejë domethënien e jetës së tij, por nuk ia del

Është një histori që përsëritet. Flet për bashkëshortin që ka tradhëtuar të shoqen. Gruaja vë në dyshim ndjenjat e tij dhe pas pak nis të pyesë se përse ka ndodhur. Nuk donte të linte familjen.

Përgjigja ishte e thjeshtë: Nuk e ka bërë tradhëtinë se kishte një grua të tmerrshme. E bëri se nuk ishte i kënaqur me veten. Disa njerëz mendojnë se po të tradhëtojnë, diçka do ndryshojë dhe do jenë më të lumtur, por nuk është kështu. I duan gratë e tyre, por tradhëtojnë kur hasin probleme.

4.Në të vërtetë e do gruan e tij

Ishte i sjellshëm dhe baba i familjes dhe nuk e la kurrë gruan. Shumë prej nesh mund të pyesin se përse është sjellë në këtë mënyrë. Një burrë tjetër mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ka qenë lumturisht i martuar prej 20 vitesh dhe ka patur fëmijë. Po, e donte gruan e tij, por e tradhëtonte prej më shumë se 15 vitesh sepse të tradhëtonte ishte një ndjesi ‘fetish’ për të. Gjithsesi, ndihen në faj për veprime të tilla.

5.Nuk ka kurajo të martohet me një grua

Mund të ketë jetuar me të shoqen prej 10 vitesh dhe të ketë qenë një bashkëshort dhe baba perfekt, por papritur takon ‘shpirtin binjak’. Psikoterapeuti Douglas La Bier e përkufion këtë marrëdhënie ‘trup-mendje’. Kjo ndjesi e re mund të jetë shumë e fuqishme dhe mund të nisë nga koka tek këmbët, sipas tij. Ndonjëherë në të tilla raste, disa burra preferojnë të divorcohen dhe të rimartohen, por të tjerë ndihen ende të velur nga martesa dhe bashkëjetesa.

6.Ndjen se shumë gjëra e lidhin me shtëpinë, si fëmijët apo një kredi bankare

Mund të mos ketë më dashuri mes bashkëshortëve, por ekzistojnë ende përgjegjësi dhe mund të jetë një arësye shumë e fortë për të mbetur të martuar.

7.Nuk do të kalojë përmes ‘ferrit’ të quajtur divorc

Fjala ‘divorc’ ngjall miliona ndjesi dhe sjellje negative. Përfshin avokatë, ndarje pronash dhe kohën që do kalosh me fëmijët. Disa burra mund të preferojnë të lënë gjithçka ashtu siç është, vetëm për të mos kaluar mes lotëve, zemërimeve dhe ulërimave që derivojnë nga kjo eksperiencë. Edhe pse nuk kanë më një marrëdhënie të shëndetshme, është thjesht më e lehtë për këta burra të gjejnë një ‘zbavitje’.

Ndërkohë, nuk do t’i shkaktojë stres fëmijëve të tyre dhe bashkëshortes.

8.Ndërgjegjësohet se nuk do të ketë një marrëdhënie tjetër

Një burrë i pranoi të shoqes se e tradhëtoi me një tjetër. E kupton se ka bërë një gabim të tmerrshëm dhe tani vuan pasojat, ndaj do të dijë çfarë të bëjë dhe a t’i thotë gruas për tradhëtinë. Sigurisht, ka shumë opinione mbi faktin a t’ia thotë apo jo, por edhe sikur tradhëtia të ketë ndodhur nga ana e bashkëshortes, ai sërish nuk do të ndahet sepse e do ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu