Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me plagosjen me armë zjarri të një personi në Tiranë.
Bëhet me dije se shtetasi I.SH, është plagosur në këmbë. Po ashtu autoritetet kanë bllokuar mjetin tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ish-Blloku në kryeqytet, ndërsa rrethanat e janë ende të paqarta.