Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të votojnë qetësisht e të mos krijojnë incidente më 6 mars. Në një intervistë për TV1 Channel në Shkodër, Meta tha se të gjithë duhet të marrin pjesë në këto zgjedhje pasi janë me mjaft rëndësi. Porosia e Metës për qytetarët ishte gjithashtu që vota t’i jepej kandidatit me më integritet.
“S’ka pse të ketë incidente. I ftoj te gjithe qytetaret e 6 bashkive ku do votohet me 6 mars qe ne menyre te qete dhe masive te marrim pjese ne zgjedhjet e pjesshme vendore per te zgjedhur kandidatet me me integritet. Keto zgjedhje jane shume te rendesishme, ndaj i inkurajoj te gjithe te marrin pjese,”- tha Meta.