4 sfida për botën sot! Drejtori i CIA-s ‘flet hapur’: Për SHBA-në Kina përbën…

0

Drejtori i CIA-s, William Burns tha sot se ka katër sfida kryesore që do të formësojnë rendin e ardhshëm botëror. Mediat e huaja shkruajnë se sipas Burns Kina është sfida e vetme dhe kryesore gjeopolitike për Shtetet e Bashkuara në këtë shekull.

“Katër sfida kryesore do të formësojnë të ardhmen tonë. E para është kërcënimi i menjëhershëm që vjen nga agresioni rus kundër Ukrainës. E dyta është sfida afatgjatë e paraqitur nga ambiciet e lidershipit kinez. Sipas mendimit tim, kjo është sfida e vetme dhe më e rëndësishme gjeopolitike në shekullin e 21-të,” tha Burns.

Ndër sfidat e tjera të rëndësishme, kreu i agjencisë amerikane të inteligjencës deklaroi ndikimin e madh të ndryshimeve teknologjike dhe formimin e një fuqie punëtore që do të bazohej në diversitetin e shoqërisë amerikane.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu