Ndonëse është ende herët, “Big Brother VIP 2” po pritet me një interes të madh nga publiku. Pas suksesit të edicionit të parë, tashmë sytë e gjithë publikut janë përqendruar tek edicioni i dytë, që pritet të nisë në fund të vitit apo në nisje të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, të shumtë do të jenë emrat që do të përfliten si konkurrentë për t’u bërë pjesë e lojës.
E ndërkohë stafi ka nisur që tani takimet e para për të përzgjedhur një kast, që pritet të jetë tejet e spikatur. Një postim pak ditë më parë nga Arbana Osmani në rrjetet sociale ka marrë gjithë vëmendjen e ndjekësve. Dhe këtë herë nuk lidhet me të, por me aktorin e njohur shqiptar Blerim Destani. Moderatorja ka ndarë një foto në “Instagram”, ku shihet me Blerimin dhe krah saj shkruan se po flasin për filma dhe për fëmijë.