A do ketë “non grata” të tjerë? Escobar: Përcaktime të reja në Ballkanin Perëndimor

0

Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar premtoi se do të ketë sanksione ndaj personave publike në Ballkanin Perëndimor në lidhje me akuzat për korrupsion dhe shkelje të demokracisë. Në intervistë për “Zërin e Amerikës”, zyrtari i lartë amerikan nuk pranoi të bënte publik emra të tjerë që mund të shpallen “non grata” nga SHBA, por tha se shteti amerikan do t’i përdorë në vazhdim instrumentat ndëshkimorë ndaj personave publik që janë të përfshirë në korrupsion dhe dhunim të sistemit demokratik.

Zëri i Amerikës: Dhe a do të ketë përcaktime të personave të tjerë?

Gabriel Escobar: E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu