A do të heqë dorë nga mandati i deputetit pas presionit të Kim? Berisha njofton konferencën me gazetarët

0

Ish-kryeministri Sali Berisha do të dalë sot në mesditë në një konferencë me gazetarët, ku pritet të flasë zyrtarisht mbi kërkesën e ambasadores amerikane Yuri Kim, që ai të mos jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm.

Berisha fton mediat dhe gazetarët që të jenë të pranishëm në këtë konferencë, ndërkohë që nuk dihet nëse ish-kryeministri do të marrë një vendim të fortë, siç mund të ishte refuzimi për të marrë mandatin e deputetit, pas shpalljes së tij non grata në SHBA.

Të gjitha qëndrimet e deritanishme të Berishës kanë qenë të prera, që ai nuk do të tërhiqet nga mandati që i kanë dhënë qytetarët e Tiranës, ku dhe garoi në zgjedhjet e 25 Prillit.

Berisha: Te dashur miq, sot ne oren 12:00 do te zhvilloj nje konference per shtyp ne hotel Rogner (salla Antigonea)! Ftoj mediat, sipas deshires, te jene te pranishme! sb

Ambasadorja Yuri Kim i kërkoi edhe publikisht Bashës disa ditë më parë, që të distancohej nga Berisha, pasi siç ajo deklaroi një ”parti nuk mund të hajë bar për hatër të një deputeti”, ndërsa shtoi se kjo do të ishte një tragjedi historike për forcën politike që rrëzoi regjimin komunist.

Vetë Basha nuk bëri asnjë koment pas takimit me Kim, dhe as në ditët e mëvonshme, ndërsa e pret një vendim i fortë për të marrë në lidhje me liderin historik të demokratëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu