A do të jetë në seli ditën që proteston Berisha? Flet Gazment Bardhi, refuzon që mediat të shohin punimet në godinën e PD-së

0

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se në selinë e PD-së nuk do të lejohen të hyjnë trafikantët e drogës, që shoqërojnë disa prej deputetëve të kësaj force politike, e madje sipas tij dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Bardhi nuk lejoi mediat që të hynin dhe të shihnin punimet që janë duke u bërë në seli, pasi sipas tij kjo nuk ka ndodhur në ndonjë rast të ngjashëm.

Pse nuk u lejua Flamur Noka të futej në seli

Kush tha që nuk është lejuar? Nëse ti vjen te dera nëse nuk njofton… duhet të njoftosh administratën e PD, patjetër që nuk ka nevojë për leje për tu futur në seli, patjetër që lejohen që të hyjnë në seli. Lejohet që të hyjë në Kuvend çdo deputet, mjafton që të mos shoqërohen me trafikantë.

A do lejohen të hyjnë në seli anëtarët e PD-së

Çdo anëtar është i lirë që të futet në selinë e PD. Lajmi i mirë dhe pozitiv sot është që disa prej kolegëve që erdhën nuk ishin të shoqëruar nga persona që janë në kërkim nga autoritete britanike, për të shqyer dyert dhe dritaret e PD-së.

A do të kërkojë PD mbrojtje nga Policia

Ne nuk do të kërkojmë mbrojtje nga policia, kësaj godine i kanë dalë për zot demokratët, asnjë person që nxit akte dhune në godinën e PD nuk do tia dalë. Berisha e nisi betejën për të rrëzuar Ramën, dhe po e mbyll në një protestë në oborrin e partisë.

A do të jetë në seli ditën e protestës së Berishës?

Unë do të jem në seli pa asnjë diskutim, çdo demokrat ka qenë dhe do të jetë i lejuar q ëtë hyjë në seli, trafikantët e drogës që shqyejnë dyert, dhe anëtarët e grupit B9, nuk kanë për tu lejuar të hyjnë në selinë e PD-së. Nuk mund të jetë vendstrehim për trafikantët e drogës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu