A do t’i dalë përballë Berishës? Çfarë tha sot Belind Këlliçi për zgjedhjet e 14 Majit

0

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka folur për mediat në hyrje të selisë blu, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë.

Këlliçi tha se kjo është përiudhë reflektimi për PD-në, ndërsa shtoi se në zgjedhjet lokale vota u vodh.

“Ne në periudhë reflektimi jemi, por kjo s’do të thotë se ka pasur vjedhje të votave. Apo që të gjejmë një socialist të kënaqur për rezultatin, pasi ka pasur vjedhje votash. Ky do të jetë adresim në mbledhjen e Kryesisë. Duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer hatërmbetjet.

Nuk e di se si mund të lidhet reflektimi me dorëheqjen, pra të shohim se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Ka ikur koha e interpretimeve personale, gjithçka tjetër i lihet statutit. Do shohim se ça nuk kanë shkuar mirë. Më lejoni që të shkoj në kryesi. Të mblidhemi dhe të flasim”, tha Këlliçi.

Edhe dje i pyetur në një studio televizive, nëse synon që të jetë në krye të PD-së, duke insinuar një largim të Sali Berishës, Këlliçi nuk mundi që të artikulojë një përgjigje të qartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu