“A do vdesësh atje babi?” 31-vjeçari ngec në Kabul, familja e pikëlluar: Nuk e dimë a do vijë ndonjëherë

0

Afganët po përjetojnë ndoshta ditët më të vështira të jetës së tyre. Një nënë australiane, burri i së cilës ngeci në Kabul bashkë me prindërit e tij të sëmurë ka publikuar momentin prekës të djalit të saj të vogël që i lë një mesazh zanor të atit.

“A do të vdesësh atje?,” pyet i vogli të atin i cili fluturoi nga Sidnej në Kabul këtë korrik për të dërguar prindërit e tij në shtetin për trajtim mjekësor nga një shtet fqinj drejt Kabulit.

Kur talibanët mësynë në kryeqytetin afgan, babai 31-vjeçar e pa që e kishte të pamundur të largohej drejt familjes pasi nuk mund të braktiste prindërit e sëmurë.

Gruaja e tij që jeton në pjesën perëndimore të Sidneit dhe punon si mësuese tha për Daily Mail se nuk ka fjalë të përshkruajë se si ndihet në këto momente.

“Ai është në zemër të Kabulit dhe nuk donte të linte prindërit dhe vëllezërit e vegjël vetëm, situata atje është katastrofike, nuk e dimë a do vijë ndonjëherë,” tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu