A e ka dhënë dorëheqjen Gledis Nano? Kush e kërkon ‘kokën’ e tij?

0

Ish-kreu i sindikatës së punonjësve të Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta gjykon se lajmet për dorëheqjen e Gledis Nanos dhe kriza në radhët e policisë është në favor të krimit.

Prej ditës së djeshme qarkullon lajmi se Nano do të japë dorëheqjen dhe flitet për emra të ndryshëm që do e zëvendësojnë në një situatë kur kriminaliteti është rritur, ndërsa zbulueshmëria e ngjarjeve ka rënë.

Eksperti i kriminalistikës, Arben Hajdarmataj tha në intervistën për Euronews Albania se nëse Nano ka dhënë dorëheqjen sepse nuk ka dashur të bëjë kompromise meriton vlerësimin maksimal.

Nëse dorëheqja ka ardhur si trysni e politikës, konkretisht nga Rama sepse sipas Hajdarmatajt Çuçi nuk ka të njëjtën influencë, atëherë veprimi i supozuar nuk meriton të përshëndetet.

Shemsi Prençi, ish-drejtor policie gjykon se Gledis Nano u mor ‘peng’ nga politika. Sipas tij ai nuk pati mundësi as të promovojë punonjës të ri të policisë me integritet.

Prençi shtoi gjithashtu se Nano nuk pati sukses në luftën kundër krimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu