A e uroi Roberti Norën për ditëlindjen e saj të 35-të?

0

Sot, këngëtarja e njohur Nora Istrefi feston ditëlindjen e saj dhe këtë ditë speciale e ka pritur me urime që në mesnatë.

Ajo duket ende si në të 20-tat e saj megjithatë, po ju tregojmë që bukuroshja sot mbush 35 vjeç! Nora ruan të njëjtat linja seksi si gjithmonë dhe sukseset e saj nuk kanë të ndalur.

Por, kush tjetër mund t’ia bënte Norës urimin më të bukur të ditëlindjes, përveçse motra e saj, Era?

Ajo ka ndarë në InstaStory foto me këngëtaren, teksa krahas saj shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen motrës time të ëmbël ëngjëllore! Je bekim në jetën time. Të dua!”– shkruan Era.

Ndërkohë, Robert Berisha ende s’e ka uruar ish-partneren e tij, me të cilën ruan një marrëdhënie tepër të mirë.

Kur mamaja e Robertit u nda nga jeta, Nora shprehu publikisht ngushëllimin e saj për ish-vjehrrën.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”– shkruan Nora, duke e shoqëruar me emojin e një pëllumbi të bardhë.

Në fakt, Roberti ka treguar më herët se mamaja e tij Teuta po luftonte prej kohësh me një sëmundje të rëndë.

Madje, që para se të lindte vajza e tij, Renee, e ëma i ishte nënshtruar kimioterapisë ndërsa këngëtari lutej që gjithçka të shkonte mirë dhe ai ta kishte për shumë vite pranë mamanë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu