“A Kanye Trilogy”/Ja çfarë duhet të dini për dokumentarin e shumëpritur të reperit

0

Në shtator, “Netflix” na zbuloi pak nga fragmentet e dokumentarit të Kanye West që do të shfaqet premierë në shkurt. I cilësuar më parë si një “dokumentar historik”, tani mund të kuptojmë se çfarë nënkuptonte gjigandi kinematografik “Netflix”. Projekti është vendosur si kronikë 20 vite më parë në jetën dhe karrierën e reperit me famë botërore.

“jeen-yuhs” do të jetë një ngjarje me tre pjesë, e cila e vendos rëndësinë e saj në një aspekt krejtësisht të ri. Për një dokumentar që do të zgjasë dy dekada, tre filma të veçantë duket se janë një përshtatje e mirë, pasi kontributi i West në muzikë dhe kulturë si dhe personaliteti i tij kontrovers kanë shumë për të ofruar.

“jeen-yuhs: A Kanye Trilogy” do të ketë gjithashtu një premierë speciale. “Iconic Events Releasing” vendosi të debutojë pjesën e parë të dokumentarit në “Sundance Film Festival”, më vonë këtë muaj.

Pas kësaj, pjesa e parë (e quajtur “Akti I”) i dokumentarit do të ketë gjithashtu premierë në kinematë mbarëkombëtare më 10 shkurt.

Kur foli për vendimin për t’i dhënë dokumentarit Kanye një shfaqje teatrale, Steve Bunnell, drejtuesi i “Iconic Events Releasing” deklaroi se historia meriton sa më shumë vëmendje që të jetë e mundur dhe përjetohet më mirë në një kinema.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu