“Abortoi fëmijën tonë”, Getinjo tregon historinë e trishtë : Kënga nuk duhej publikuar

0

Getinjo ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në rubrikën “5 datat” në “Prive”, ku rrëfeu ngjarje të cilat deri më sot i kanë ditur vetëm të afërm të tij. Mes shumë datave të rëndësishme në jetën e tij, ai veçoi vitin 2011, kur ka publikuar këngën e parë me videoklip. Në fakt kjo këngë nuk ka qenë e zakontë për të, pasi brenda ka një histori shumë prekëse që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e reperit.

Reperi u shpreh se në këngë ai tregon historinë e dashurisë me një vajzë, e cila mbeti shtatzënë. Për asrye të panjohura ata të dy të nuk mundën ta vazhonin romancën dhe vajza u largua me familjen jashtë vendit, duke abortuar edhe fëmijën.

“Është e bazuar në histori të vërtetë. Vetëm shokët e mi të ngushtë e dinë dhe bëjnë shaka shpesh me mua dhe më thonë imagjino të vijë një fëmijë të thotë ti je babai im. Atë vajzën nuk e kam parë më kurrë, ka ikur jashtë vendit me gjithë familjen. Ajo e ka abortuar fëmijën nga informacionet që kam. Këtë këngë e kam bërë vetëm për t’ia çuar asaj jo për ta publikuar. Kënga doli pa pëlqimin tim nga studio ku e kisha regjistruar”, rrëfeu Getinjo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu