Abuzoi me tenderin, mbyllen hetimet për Thoma Gëllçin, SPAK çon në Gjyq ish-drejtorin e RTSH

0

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi. Ish drejtori do përballet me drejtësinë në gjykatën e posaçme me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

SPAK pritet që në ditët në vijim ta dërgojë dosjen në gjykatë, e më pas të caktojë një datë për seancën paraprake. SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre në lidhje me tenderin prej 86 milion lekësh për blerje pajisjesh për kanalin RTSH Agro.

Prokuroja Dolorez Musabelliu paraqiti në gjykatë faktet ku sipas hetimit, ai ka nisur procedurat e tenderimit ende pa marrë miratimin për hapjen e këtij kanali nga autoriteti i mediave audiovizive i cili më herët kishte refuzuar mbylljen e kanalit RTSH fëmijë për ta zëvendësuar me RTSH Agro. Gëllci po ashtu akuzohet se ka favorizuar firmën fituese të tenderit duke zgjatur afatin e dorëzimit të produkteve ndërsa avokati i tij foli për një inskenim që lidhet për të penguar rikandidimin për të qenë në krye të RTSH. Gjithashtu sipas burimeve mësohet se prokuroria e Posaçme është duke hetuar edhe disa tendera të tjera të bëra në kohën kur Gëllçi drejtonte TVSH-në, që dyshohet se janë kryer procedura në kundërshtim me ligjin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu