Adrenalinë në Vlorë nga “Rally Albania”, Blendi Gonxhe: Finish-in e prekim në Tiranë

0

Për të 17-in vit radhazi në vendin tonë do të zhvillohet “Rally Albania 2021”, gara më e madhe e motorsportit në Shqipëri. Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se këtë vit pikënisja do të jetë në qytetin e Vlorës për të përfunduar në kryeqytet.

“Rally Albania 2021”, gara më e madhe e motorsportit në Shqipëri, organizohet për të 17-in vit radhazi me pjesëmarrjen e 200 pilotëve, 300 të huajve nga 30 shtete të botës! Këtë herë pikënisja e garës erdhi në qytetin bregdetar të Vlorës duke përshkruar të gjithë pjesën e Karaburunit në drejtim të lumit të Vlorës ku më pas do t’i drejtohet Gjirokastrës, Ersekës,Peshkopisë dhe më pas çdo gjë do të përfundojë në kryeqytet, ku do të zhvillohet dhe ceremonia për shpalljen e fituesi të garës së madhe “Rally Albania 2021”! Një event fantastik që promovon adrenalinën e kulturës motorsportive dhe turizmin në Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu