AdZM e Elbasanit pezullon punimet në kanionin e Sinecit: Janë të paligjshme, cënojnë drejtpërdrejt territorin e shpallur “Monument Natyre”

0

Berat

Qëndresa prej 4-muajsh e banorëve të fshatit Lumas për të mos lejuar prekjen e burimit naturor të Sinecit ka marrë tashmë një zgjidhje. Pas inpektimeve të kryera në zonë nga ana e imspektoriatit të AdZM-së Elbasan,ky institucion ka konstatuar se nga Bashkia Kuçovë dhe subjketi ndërtues “Salillari” sh.p.k janë kryer punime pa lejen përkatëse brënda zonës së mbrojtur të kanionit të lumit Sinec,zonë e mbrojtuar kategrora e tretë me VKM 676,datë 20.12.2002.

Nëpërmjet një vendimi të marrë sot,më 29.07.2021, Administartae Zonave të Mbrojtura Elbasan ka marrë masën e pezullimit të punimeve në këtë zonë.

Inspektoriati i AdZM-së Elbasan,pas monitorimit të kryer në monumentin e kulturës “Kanioni i Sinecit” në 26 Korrik 2021,ka konstatuar se punimet që po kryen nga subjekti “Salillari” sh.p.k, i kontraktuar nga Bashkia Kuçovë për ndërtimin e një ujësjellësi,janë të kundraligjshme dhe cënojnë drejtëpërdrejtë territorin e shpallur “Monument Natyre”.

Vendimi i marrë nga AdZM Elbasan i është përcjellë mëngjesin e sotëm bashkisë Kuçovë,firmës Salillari dhe IKMT-së Berat. Ky vendim ka sjellë pezullimin e punimeve në kanionin e lumit Sinec,pasi Administrata e Zonave të Mbrojtura Elbasan ka verifikuar se kjo zonë është monument i mbrojtur i kategorisë së tretë.

Burimi i Sinecit në fshatin Lumas në qytetin e Kuçovës për një kohë të gjatë u shndërrua në mollë sherri mes banoreve dhe firmës Salillari,e cila 4-muaj më parë ka nisur të kryejë punime në zonë,duke i prezantuar këto punime si zbatim i një projekti për ndërtimin e një ujësjellësi. Qëndresa e pandërprerë e banorëve të Lumasit dhe protestat e tyre të pandërprera për asnjë ditë,çuan edhe në marrjen e vendimit për pezullimin e punimeve në këtë burim,ndërkohë që banorët e Lumasit kanë çuar në SPAK kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për “shpërdorim të fondeve publike” si dhe kanë depozituar edhe një kallzim penal për firmën “Salillari”,që po punon në zonë të mbrojtur. Burimi: Balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu