Afrika e “egër”/ Trajneri kërcënohet, shkak bëhet zgjedhja e disa futbollistëve

0

Kërcënime me vdekje për trajnerin e Sierra Leone. Në Kamerun gjithçka është gati, në fakt kanë mbetur shumë pak orë deri në startin e edicionit e 33-të të Kupës së Afrikës.

Para fillimit ka pasur një episod të pakëndshëm raportuar nga trajneri i Sierra Leones. John Keister, në fakt, tha se kishte marrë kërcënime me vdekje dhe mendohet se gjithçka lidhet me zgjedhjen që ka bërë për të grumbulluar disa futbollistë.

Keister është mjaft i zhgënjyer: “Nuk mendoj se duhet të arrijë deri në pikën ku jeta ime të kërcënohet sepse njerëzit mendojnë se disa lojtarë duhet të jenë në skuadër.Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, kështu që nuk ka asnjë arsye për kërcënime me vdekje. Unë kam një familje dhe kam një punë për të bërë.”

Kjo është përvoja e dytë e Keisterit si trajner i kombëtares së vendit të Afrikës Perëndimore.Sierra Leone është në Grupin E të AFCON, një grup që nuk është veçanërisht i lehtë. Në fakt ai do të përballet me kampionët në fuqi të Algjerisë, Bregut të Fildishtë dhe Guinesë Ekuatoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu