Agron Gjekmarkaj paralajmëron shkrirjen e Qendrën e Albanologjisë shqiptare: Këta enverista duan të marrin gjithçka

0

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka paralajmëruar nga kuvendi se Qendra Albanologjike shqiptare do të shkrihet me ‘bekimin’ e mazhorancës.

Deputeti demokrat përmendi se ka një kërkese të drejtuesit të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi drejtuar “zotit Agaçi që të pergatisë një projektvendim”.

Sipas Gjekmarkajt, se në Akademinë e Shkencave ka ish-sigurimsa të cilët duhet të largohen menjëherë, pasi për ta nuk është shpikur akoma ‘vaksina antienveriste’.

“Nese deshironi të bëni vertet një gjest purifikues kerkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunet e sigurimit të shtetit inicialet e të cileve i botoi dje një gazetë pranë qeverise! E kuptoj nostalgjinë e Enveristeve dhe Ramizistve për të marr çfarë u la enveri ndaj per ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqiperia në 30 vjet liri se prodhoi dot !!! me moton Akademia buzeqesh Gjinushi serbes!!!”, tha Gjekmarkaj.

Fjala e Gjekmarkaj në Kuvend:

Në tentativë është një perpjekje për të asgjesuar Qendren Albanologjike shqiptare me kerkesë të Skender Gjinushit i cili i ka derguar shkresë zotit Agaçi që të pergatisë një projektvendim.

Arsyeja me gjasë është se i keni dhënë goxha lek si ylyfe për Historine, Enciklopedine, Fjalorin dhe ska me se i ben ndaj i duhen institutet dhe punetoret shkencor në varesi !

Zoti Kryeminister i munguar
Zoterinj të qeverisë edhe pse prezent gjithmone të munguar!

Është dukuri shtetshkaterruese sa herë nderron pushteti në këtë vend bëhen eksperimente kriminale në kurriz të dijes , albanologjisë dhe kultures kombetare ndaj ju bej thirrje ju , Ministres Evis Kushi,dhe deputetve në këtë salle

Te mbrohet autonomia e QSA njelloj sikurse te gjitha institucioneve qe operojne brenda Ligjit te Arsimit te Larte dhe Kerkimit Shkencor;
2. Te nderpriten presionet e dirigjuara nga drejtuesi politik i administrates se Akademise se Shkencave, per uzurpimin me ndihmen e njerezve ne linje te dyte prane qeverise dhe KM.
3. Te Respektohen vendimet e Senatit dhe Keshillit te Profesoreve per mbrojtjen e autonomise se akademise albanologjike.;
4. TE RISHKRUHET VKM e vitit 2008 ne konditat e ndryshuara te ligjit te ri te vitit 2015, duke ia rinjohur statusin special institucionit, si qender e e avancuar e kerkimit shkencor nderuniversitar.
Nese deshironi të bëni vertet një gjest purifikues kerkojuni ta lënë akademinë dhe institucionet e tjera të gjithë spiunet e sigurimit të shtetit inicialet e të cileve i botoi dje një gazetë pranë qeverise ! E kuptoj nostalgjinë e Enveristve dhe Ramizistve për të marr çfarë u la Enveri ndaj per ta duhet një vaksinë dekomunistizimi që Shqiperia në 30 vjet liri se prodhoi dot !!! me moton Akademia buzeqesh Gjinushi serbes!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu