“Ai është shumë i dashuruar!”, zbulohet më në fund ç’po ndodh me The Weeknd dhe Angelina Jolie

0

Spekulimet për një romancë mes The Weeknd dhe Angelina Jolie u shtuan akoma më shumë pasi këngëtari publikoi një këngë për “lidhjen me një yll filmi”, më 7 janar.

Duke patur parasysh edhe fotot e publikuara të dyshes duke darkuar, tashmë fansat janë në furi për të zbuluar nëse bëhët fjalë për një lidhje midis tyre.

Ndërsa marrëdhënia e yjeve po bëhet më e afërt, një burim për ‘HollywoodLife” se krijuesi i hitit “I Feel It Coming” dhe fituesja e “Oscar” kanë shumë gjëra që po ndodhin mes tyre.

“Abel është shumë i dashuruar me Angelina-n,” tha një burim i afërt me Abel. “Në kohët kur ai është shoqëruar me të, ata kanë pasur disa biseda shumë të thella pasi të dy janë njerëz shumë interesantë dhe unikë që zhyten në seriozitetin e jetës dhe me të vërtetë kënaqen duke bërë një ndryshim.”

Burimi më tej tha se The Weeknd është i interesuar për punën filmike, që është një tjetër pasion që ai ndan me aktoren/regjisoren. Megjithatë, sa i përket të qenit një çift i përkushtuar, ka ende rrugë për të bërë. “Ai ka fituar një miqësi të madhe me Angie dhe ka takuar fëmijët e saj, por marrëdhënia ka qenë miqësore dhe vetëm biznesi. Do të ishte shumë e parakohshme të thuash se ata të dy janë çift pasi Angelina është më e fokusuar tek familja e saj tani.”

Por kush e di se çfarë mund të presë e ardhmja! “A do donte të lidhej Abel me Angelina? Në një rrahje zemre, por tani për tani janë hapa të vegjël”- shpjegoi burimi.

“Ajo është e fokusuar në finalizimin e divorcit dhe ai është i interesuar të vazhdojë karrierën e tij.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu