Ajo nuk ka vdekur! Incidenti/ 28-vjeçari tenton të hapë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth II

0

ANGLI- Një burrë u përpoq të merrte flamurin nga arkivoli i Mbretëreshës sepse nuk besonte se ajo kishte vdekur. The Sun shkruan se 28-vjeçari Muhammad Khan, u arrestua pasi dyshohet se u përpoq të hiqte Royal Standard nga arkivoli i monarkut të ndjerë.

Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster më herët sot i akuzuar për dy shkelje të ligjit të rendit publik. Prokurori Luke Staton tha se Khan kishte qenë një nga rreth 250,000 njerëzit që u rreshtuan për orë të tëra në brigjet e Thames për të kaluar arkivolin e Madhërisë së Saj në ëestminster Hall.

“I pandehuri kishte arritur në ëestminster Hall. Më pas ai u pa nga oficerët, të cilët ishin të pranishëm, për t’iu afruar arkivolit. Ai doli nga tapeti në drejtim të katafalkës, më pas kapi flamurin Royal Standard të mbështjellë mbi arkivol me të dy duart e tij,” tha Staton.

Gjykata dëgjoi gjithashtu se Khan kishte shprehur teorinë se Mbretëresha nuk ka vdekur me të vërtetë dhe ai iu afrua arkivolit për të kontrolluar vetë nëse ajo ishte.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu